Erdogan: Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i155752-erdogan_turqia_mbështet_udhëheqësit_e_hamasit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja mbështet fuqishëm grupin palestinez, Hamas.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 09, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia mbështet udhëheqësit e Hamasit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Ankaraja mbështet fuqishëm grupin palestinez, Hamas.

“Askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste”, tha ai gjatë një fjalimi në Stamboll më 9 mars.

“Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm”, shtoi ai.

Erdogan ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të Izraelit që kur ka nisur lufta në Gaza.

Presidenti turk e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist” dhe e ka akuzuar se po kryen “gjenocid” në Rripin e Gazës.

Ndër të tjera, Erdogan tha se zgjedhjet lokale që janë planifikuar të mbahen më 31 mars do të ishin të fundit për të në krye të shtetit turk.