Mars 10, 2024 10:03 Europe/Tirane
  • Kanadaja dhe Suedia rifilluan ndihmën për UNRWA

Kanadaja dhe Suedia rifilluan ndihmën financiare për UNRWA, e cila u ndërpre për shkak të pretendimeve të përfshirjes së organizatës në operacionin e 7 tetorit nga Hamasi.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, pasi Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Suedia njoftuan se do të rifillojnë transferimin e ndihmës për UNRWA, qeveria suedeze të shtunën njoftoi se do të rifillonte ndihmën për agjencinë e OKB-së për palestinezët me një shumë fillestare prej 20 milionë dollarësh. Ndërkohë, kreu i kësaj agjencie ka paralajmëruar: Jemi në rrezik shkatërrimi dhe shpërbërjeje. Pas pretendimit të regjimit sionist se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në operacionin e 7 tetorit të Hamasit, disa vende ndërprenë ndihmat financiare për këtë organizatë.  Kanadaja pasi bëri këtë pretendim ndërpreu ndihmën e saj më 26 janar. Ministri i Kanadasë i Ndihmës Ndërkombëtare në një deklaratë tha:  Otava do të heqë ngrirjen e ndihmës për UNRWA.  Kjo agjenci luan një rol jetik në Gaza. Aktualisht janë duke u zhvilluar dy hetime nga Kombet e Bashkuara për pretendimet e regjimit sionist.  Pasi UNRWA ra dakord për praninë e ekspertëve të caktuar për të kryer hetime, Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të kontribuojë me 50 milionë euro për këtë agjenci të OKB-së.

Tags