Mars 10, 2024 19:49 Europe/Tirane
  • Politikani i njohur francez: Qeveria fashiste e Netanyahut po kryen gjenocid

Kandidati për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022 dhe sekretari i Partisë Komuniste të këtij vendi, pas kthimit nga udhëtimi i tij në Jerusalem dhe Ramallah, theksoi se në Rripin e Gazës po ndodh një gjenocid dhe se “qeveria fashiste e ekstremit të djathtë të Benjamin Netanyahut duke vrarë urie dhe duke masakruar palestinezët, po përshpejton rënien e Izraelit”.

Sipas IRNA, Fabien Roussel, të dielën në një intervistë për radion Europe 1 dhe kanalin francez të lajmeve CNews, krahasoi situatën në Palestinë me Sarajevën (lufta e Bosnjës) dhe me Geton e Varshavës (ku thuhet se të paktën 254 mijë nga banorët e kësaj zone u dërguan në kampin e vdekjes në Treblinka nga nazistët në verën e vitit 1942).

Ky politikan i shquar francez shtoi: "Ajo që dëgjoj dhe shoh është se ne po shkojmë drejt gjenocidit në Gaza".

Duke theksuar se "Qeveria e Benjamin Netanyahut po eliminon kombin palestinez në Gaza", ai tha se "kushtet e popullsisë prej 2.1 milionë banorësh në këtë rrip janë bombardimet dhe uria në një tokë të mbyllur ku nuk vjen asnjë ndihmë humanitare dhe ku popullsia po përballet me rrezikun e pandemisë”.

 

Tags