Borrell kërkesë BE-së: Përforconi industrinë e mbrojtjes
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kërkuar bllokut të forcojë industrinë e mbrojtjes dhe të plotësojë rezervat në mënyrë që të jetë gati për t’u përballur me “kërcënime të mundshme”, ndërkohë të vazhdojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Pas dy vitesh luftë me intensitet të lartë, furnizimet në dispozicion janë varfëruar dhe konflikti është zhvendosur nga një luftë furnizimesh në një luftë prodhimi”, shkroi Borrell më 11 mars në një artikull mbi Strategjinë industriale të mbrojtjes evropiane që iu prezantua Komisionit Evropian më 5 mars.
Ndërsa një paketë kritike e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, për shkak të kundërshtimit republikan, Ukraina është bërë më e varur nga furnizimet nga aleatët evropianë.
Borrell tha se BE-ja duhet të kapërcejë urgjentisht ndarjen aktuale të industrisë së saj të mbrojtjes dhe të bëhet “e gatshme për mbrojtje” përmes prokurimeve dhe projekteve më të përbashkëta të mbrojtjes.
Ndërsa konsolidon aftësitë e veta mbrojtëse dhe rrit prodhimin, BE-ja “mund të përdorë fitimet e papritura të aseteve të ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën dhe/ose për të ndihmuar në forcimin e industrisë së saj të mbrojtjes”, shkroi Borrell.