Elon Musk ndërton satelitë spiun për Amerikën
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të informuara, raportoi se Elon Musk, pronari i rrjetit social X (ish Twitter), po ndërton qindra satelitë spiun për agjencitë e sigurisë kombëtare të SHBA.
Kompania e Elon Musk, SpaceX, ka nënshkruar një kontratë të klasifikuar me Zyrën Kombëtare të Zbulimit të SHBA-së, thanë burime të informuara për Reuters. SpaceX ka lëshuar prototipet e satelitëve spiun "Starshield" së bashku me satelitët e tjerë me lëshuesin Falcon 9. Sipas këtyre burimeve, satelitët Starshield punojnë në orbita të ulëta të Tokës dhe kanë aftësinë për të marrë çdo informacion nga toka. Wall Street Journal gjithashtu në shkurt raportoi se SpaceX kishte një kontratë sekrete prej 1.8 miliardë dollarësh me një agjenci inteligjence të pazbuluar, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth programit.