Mars 18, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Oxfam: Izraeli parandalon qëllimisht dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza

Organizata e ndihmës Oxfam njoftoi se regjimi sionist parandalon qëllimisht dhe sistematikisht ndihmat humanitare që të arrijnë në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky organizëm ndërkombëtar në një raport ku thuhet se ky veprim i regjimit sionist shkel ligjet ndërkombëtare humanitare, shtoi se ky regjim pengoi zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për dërgimin e ndihmave për Gazën dhe përgjegjësia ligjore për kët rast bie mbi Izraelin. Sally Abi Khalil, drejtoreshë e departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Oxfam, tha: Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të kishte tronditur liderët e Izraelit dhe ata duhet të kishin ndryshuar qasjen e tyre, por që nga nxjerrja e këtij vendimi, situata në Gaza në fakt është përkeqësuar. Ajo shtoi: Ne besojmë se Izraeli nuk po merr masat e nevojshme për të parandaluar gjenocidin. Oxfam thotë se inspektimet "e pajustifikuara" kanë bërë që kamionët e ndihmës në Gaza të ngecin në radhë që zgjasin mesatarisht 20 ditë. Organizata njoftoi se rreth 1.7 milionë palestinezë, ekuivalente me 75% të popullsisë së Gazës, janë në rrezik nga uria. Kushtet që pamë në Gaza janë përtej katastrofike. Ministria e Shëndetësisë e Gazës të dielën, në ditën e 163-të të sulmit izraelit në Rripin e Gazës, njoftoi se numri i dëshmorëve të sulmit izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 31.645 persona që nga 7 tetori.

Tags