OBSH thirrje për mbrojtjen e spitaleve në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i156044
Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah në jug të Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Mars 18, 2024 19:52 Europe/Tirane
  • OBSH thirrje për mbrojtjen e spitaleve në Gaza

Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah në jug të Gazës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.

Në një deklaratë të bërë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar që të ketë kujdes të madh për spitalin Al-Shifa në veri të Gazës ku po rrezikohet jeta e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe e pacientëve.

“Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, e cila po rrezikon punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe civilët”– shkroi në rrjetin social X, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Spitali vetëm kohët e fundit ka rikthyer shërbimet minimale shëndetësore. Çdo armiqësi apo militarizimi i objektit vë në rrezik shërbimet shëndetësore, aksesin në autoambulanca dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese”, shtoi numri një i OBSH-së, i cili më pas shtoi: “Spitalet duhet të jenë të mbrojtur. Pushoni zjarrin!”.