Mars 19, 2024 08:08 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian miratoi embargon ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Bashkimi Evropian ka miratuar një embargo kundër kolonëve ekstremistë që po ushtrojnë dhunë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez të hënën njoftoi se ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar njëzëri sanksione kundër kolonëve agresivë që janë të përfshirë në persekutimin e palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor. Më herët për këtë ka paralajmëruar Joseph Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja kundër katër vendbanimeve sioniste, Bashkimi Evropian shqyrtoi vendosjen e sanksioneve kundër kolonëve ekstremistë që kanë kryer sulme të vazhdueshme kundër qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor. Më herët, vendet evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Irlandën, Belgjikën, Maltën dhe Spanjën, njoftuan mbështetjen e tyre për vendosjen e sanksioneve kundër kolonëve.

Tags