Mars 19, 2024 17:39 Europe/Tirane
  • Rusia: Njësitë franceze në Ukrainë do të ishin objektiva kryesore

Çdo njësi ushtarake franceze e dërguar në Ukrainë do të ishte objektiv kryesor, ka thënë shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë.

“Kontingjenti francez do të bëhet objektiv kryesor dhe legjitim për sulmet nga forcat e armatosura ruse”, tha Sergei Naryshkin.

“Kjo do të thotë se këtë kontigjent do ta priste fati i të gjithë francezëve që kanë ardhur ndonjëherë në territorin e botës ruse”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do ta përjashtonte idenë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë – megjithëse ai paralajmëroi se “asnjë konsensus” nuk është arritur mes aleatëve.

“Asgjë nuk duhet të përjashtohet”, tha Macron duke shtuar se “ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë”.

Deri tani, Italia, Gjermania, SHBA-ja dhe NATO kanë kundërshtuar mundësinë e dërgimit të trupave të tyre në Ukrainë.

 

Tags