Kate Middleton vuan nga kanceri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i156170-kate_middleton_vuan_nga_kanceri
Bashkështorja e Princit të Kurorës Britanike konfirmoi se u diagnostikua me kancer muajin e kaluar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2024 04:19 Europe/Tirane
  • Kate Middleton vuan nga kanceri

Bashkështorja e Princit të Kurorës Britanike konfirmoi se u diagnostikua me kancer muajin e kaluar.

Kate Middleton, bashkëshortja e Princit 42-vjeçar të Uellsit, njoftoi të premten se ishte diagnostikuar me kancer, të cilin mjekët e zbuluan gjatë një operacioni të madh abdominal janarin e kaluar, sipas një deklarate të lëshuar nga Kensington Palace në Londër. Sipas CNN, bashkëshortja e princit të Uellsit tha:  Në janar bëra një operacion të madh abdominal në Londër dhe në atë kohë mendohej se nuk ishte kancerogjene. Ajo shtoi: Operacioni ishte i suksesshëm, por testet postoperative zbuluan praninë e kancerit. Middleton është anëtarja e dytë e familjes mbretërore britanike që ka njoftuar se ka kancer. Më herët, Mbreti Charles konfirmoi se ai ka kancer dhe është duke u trajtuar.  Megjithatë, lloji i kancerit të Charles dhe Kate nuk është bërë i ditur për mediat.