Mars 24, 2024 20:01 Europe/Tirane
  • Rëndohet bilanci i viktimave në Rusi

Komiteti Hetimor Rus ka përditësuar numrin e të vdekurve në sulmin terrorist në Crocus City.

Në një deklaratë komiteti njoftoi se trupat e 137 personave janë gjetur në vendin e sulmit terrorist, tre prej të cilëve janë fëmijë.

Sipas tyre deri më tani janë identifikuar 62 trupa.

“Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre. Vazhdojnë hetimet në vendngjarje”, thuhet në deklaratë.

 Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për vrasjet masive në Rusi.

24 marsi në Rusi është shpallur ditë zie kombëtare, për të kujtuar viktimat e sulmit në sallën e koncerteve në periferi të Moskës.

Rusia ka arrestuar 11 persona që dyshohen se kanë pasur lidhje me sulmin, përfshirë katër sulmuesit e dyshuar.

Ministria e Brendshme e Rusisë ka thënë se katër sulmuesit e akuzuar janë shtetas të huaj.

 

Tags