Mars 24, 2024 20:04 Europe/Tirane
  • Tubime solidariteti me popullin e Gazës në të gjithë Evropën

Shumë kryeqytete evropiane ishin skena tubimeve masive ku njerëzit riafirmuan mbështetjen e tyre për palestinezët dhe denoncuan krimet e kryera nga regjimi sionist kundër civilëve të pafajshëm në Rripin e Gazës.

Në Paris, demonstruesit u mblodhën në Place de la Bastille për të riafirmuar solidaritetin me Palestinën dhe për të dënuar luftën gjenocidale të regjimit sionist, shkatërrimin e spitaleve dhe zinë e bukës që po përhapet pothuajse kudo në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, mijëra njerëz në kryeqytetet e Austrisë, Gjermanisë dhe Irlandës valëvitën flamujt palestinezë dhe kërkuan përfundimin e krimeve sioniste në Gaza, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Në rrugën Mariahilfer në Vjenë, demonstruesit mbanin flamuj palestinezë me pankarta ku shkruhej: "Armëpushim i menjëhershëm", "Jo gjenocidit" dhe "Palestina e lirë".

Në Berlin, kryeqyteti gjerman, demonstruesit që denonconin krimet sioniste kundër palestinezëve mbanin pankarta ku shkruanin: "Liri për Palestinën", "Çdokush ka të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë, jeta e palestinezëve ka rëndësi", "Stop gjenocidit dhe okupimit", “Paqe dhe Drejtësi për Palestinezët”.

Një demonstratë e madhe u zhvillua gjithashtu në Dublin, kryeqytet i Irlandës, organizuar nga anëtarët e Fushatës së Solidaritetit Irlandë-Palestinë.

Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në Holandë, Danimarkë, Zvicër, Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Marok.

 

Tags