Vazhdojnë demonstratat mbarëkombëtare në mbështetje të Gazës në botë
Vazhdojnë protestat dhe demonstratat popullore kundër agresionit të regjimit pushtues izraelit kundër Rripit të Gazës dhe krimeve të kryera nga ushtria okupuese kundër civilëve sidomos gjatë rrethimit të spitaleve të Rripit të Gazës.
Tunizianët zhvilluan një demonstratë proteste përpara Ambasadës Amerikane në kryeqytet. Demonstruesit brohorisnin parulla që dënonin mbështetjen e Amerikës për agresionin e Izraelit në Rripin e Gazës. Protestuesit tunizianë kërkuan dëbimin e ambasadorit amerikan nga Tunizia dhe presion ndaj Tel Avivit për të rihapur vendkalimet dhe për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Në Pakistan, "Fushata Shpëtoni Gazën " gjithashtu mbajti një tubim proteste. Pjesëmarrësit e këtij tubimi kërkuan nga qeveria e Pakistanit, nga bota islame dhe nga komuniteti ndërkombëtar që të ndalojnë agresionin e Izraelit në Rripin e Gazës dhe të dërgojnë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës. Mijëra italianë kanë mbajtur gjithashtu një marsh me pishtar në shenjë solidariteti me Palestinën. Roma dhe qytete të tjera të këtij vendi në muajt e fundit kanë qenë skenë e demonstratave kundër krimeve të Izraelit kundër palestinezëve. Demonstruesit pro-palestinez u përleshën me policinë jordaneze pranë ambasadës izraelite në Aman, kryeqyteti i Jordanisë. Më shumë se 2000 protestues u mblodhën pranë ambasadës izraelite në Aman, kryeqyteti i Jordanisë, për të protestuar kundër pushtimit të Gazës nga Izraeli.