Përfaqësuesi i Palestinës mirëpret miratimin e rezolutës së KS të OKB
Përfaqësuesi i Palestinës e konsideroi një arritje të rëndësishme miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Gazën.
Riyad Mansour, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha të martën në mëngjes: Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për armëpushimin në Gaza është një arritje shumë e rëndësishme. Riyad Mansour gjithashtu për abstenimin e Amerikës ndaj kësaj rezolute tha: Në hijen e izolimit me të cilin po përballet Izraeli, Uashingtoni nuk mund të vazhdojë të përdorë më të drejtën e vetos në mbrojtje të Tel Avivit. Përfaqësuesi i Palestinës më tej tha: "Nuk ka asnjë strehë të sigurt për palestinezët në Gaza, një qytet, banorët e të cilit nuk mund të përballojnë mungesën e ushqimit të nevojshëm". Duke kërkuar ndalimin e vuajtjeve të popullit palestinez që po vuan nga uria dhe vrasja, ai theksoi se nuk ka asnjë justifikim për vrasjen masive të palestinezëve nga Izraeli në Gaza. Izraeli po e përdor urinë si një armë lufte për të vazhduar krimet e tij kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës. Ndërkohë; Agnes Callamard, Drejtoreshë e Amnesty International, përshëndeti rezolutën e OKB-së për Rripin e Gazës dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të bombardimeve barbare nga Izraeli dhe vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.