Mars 30, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Nata e parë e Kadrit dhe nata e çmuar për myslimanët

Dje ishte nata e 19-të e muajit të bekuar të Ramazanit, nata e parë e netëve të Kadrit dhe me rastin e kësaj nate të çmuar, populli besimtar iranian mblidhet nëpër xhami dhe vende të tjera fetare.

Netët e 19-të, 21 dhe 23 të muajit të bekuar të Ramazanit janë netët e Kadrit dhe në këto netë myslimanë qëndrojnë zgjuar duke kryer lutje dhe ibadet për të fituar mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit. Nata e Kadrit është më e çmuara nga të gjitha netët e vitit dhe më e vlefshme se 1000 muaj dhe në këtë natë vendoset fati i vitit. Populli besimtar iranian gjatë netëve të Kadrit tubohet nëpër xhami dhe objekte të tjera fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Mashhad, Kom dhe në xhaminë Xhamkeran, duke organizuar ceremonitë fetare të natës së Kadrit. RTV i RII i uron të gjithë besimtarëve myslimanë natën e parë të Kadrit.

Tags