Prill 02, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Vdes autori i përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Suedi

Trupi i pajetë i autorit të përdhosjes së Kuranit të Shenjtë në Suedi u zbulua në shtëpinë e tij në Norvegji.

Sipas The Economic Times, Salvan Momika ishte një refugjat irakian, i cili disa kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të aktit të tij të djegies së Kuranit. Ai, ishte shtetas i Irakut dhe ishte strehuar në Suedi.  Disa orë më parë është bërë e ditur se trupi i tij është gjetur në shtëpinë e tij në Norvegji dhe policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij. Momika u bë i famshëm për mbajtjen e demonstratave në Suedi ku dogji Kuranin në publik. Momika në mesazhin e tij të fundit në rrjetin social X ka shkruar: Unë u largova nga Suedia sot dhe tani jam në Norvegji nën mbrojtjen e autoriteteve norvegjeze. Kam aplikuar për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare në Norvegji.

Tags