Prill 02, 2024 09:11 Europe/Tirane
  • Human Rights Watch kërkon ndalimin e ndihmës së SHBA për Izraelin

Organizata Human Rights Watch i kërkoi SHBA-së që  të ndalojë ndihmat e saj me armatime për regjimin sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Sarah Beshi, drejtoresha e programit të Human Rights Watch, të hënën tha:  Ushtria okupuese izraelite parandalon qëllimisht hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Kjo qendër për të drejtat e njeriut bëri thirrje për presion nga komuniteti ndërkombëtar kundër regjimit sionist për të rihapur vendkalimet në Gaza dhe theksoi: Amerika duhet të ndalojë gjithashtu pajisjen e Izraelit me armë të ndryshme. Ndërkohë, qarqet e ekstremit të djathtë brenda territoreve të pushtuara po përpiqen ende të rrisin krimet e ushtrisë izraelite në Gaza.  Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka mbështetur edhe një herë dërgimin e armëve për regjimin sionist. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar së fundmi dërgimin e armëve të reja për regjimin sionist, pavarësisht vdekjes së afro 33,000 civilëve palestinez nga duart gjakatare të Izraelit. Megjithë pretendimin e Uashingtonit për shqetësimin për një sulm të mundshëm ushtarak nga regjimi izraelit në zonën e Rafahut në jug të Gazë, i cili mund të rrezikojë jetën e qindra mijëra civilëve palestinezë, administrata Biden ka ndarë në heshtje me miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin duke përfshirë bomba dhe avionë luftarak.

Tags