Prill 03, 2024 11:32 Europe/Tirane
  • Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan/Lëshohet ​​paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Richter dhe disa pasgoditje të forta tronditën Tajvanin lindor të mërkurën në mëngjes dhe autoritetet e këtij ishulli dhe ata të Japonisë lëshuan një paralajmërim për cunami.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, cituar nga AFP, tërmeti më i fortë i Tajvanit në 25 vitet e fundit ka lënë 4 të vdekur dhe të paktën 50 të plagosur, duke shkaktuar shembje ndërtesash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëshqitje të dheut në ishull, duke u ndjekur nga paralajmërime paraprake për cunami në Japoninë jugore dhe në Filipine.

Shërbimi Gjeologjik Amerikan bëri të ditur se qendra e këtij tërmeti është 18 kilometra në jug të qytetit Hualien në Tajvan dhe ka ndodhur në një thellësi prej 34.8 kilometrash.

Autoritetet tajvaneze njoftuan: "Ky tërmet mund të shkaktojë një cunami dhe të prekë Tajvanin. Është lëshuar një paralajmërim për cunami që banorët e zonave bregdetare të jenë të vëmendshëm."

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për cunami në ishujt jugorë të këtij vendi.

 

Tags