Prill 06, 2024 12:21 Europe/Tirane
  • Tërheqja e McDonald's nga investimi në Izrael

Në përgjigje të sanksioneve, McDonald's tërheq privilegjin e degëve të saj në Palestinën e pushtuar.

Kompania McDonald's, gjiganti i restoranteve zinxhir në botë, pasi është sanksionuar si kundërpërgjigje ndaj luftës së regjimit sionist kundër Gazës, do të rimarrë ekskluzivitetin e të gjitha degëve të saj në territoret e pushtuara nga kompania izraelite që e zotëron.

Veprimi i McDonald's-it në shpërndarjen e mijëra vakteve falas mes ushtarëve izraelitë ka sjellë kritika dhe sanksione të gjera.

Kjo kompani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Alonyal, e cila zotëron ekskluzivitetin e McDonald's në Izrael, për të rikthyer 225 filiale të këtij restoranti me 5000 punonjës në të gjithë territoret e pushtuara.

McDonald's ka njoftuar se lufta kundër Gazës ka ndikuar "dukshëm" në biznesin e kompanisë që nga 7 tetori.

Protestat masive kanë ndikuar në shitjet e McDonald's në Lindjen e Mesme, Indonezi dhe Francë.

Pasi pronarët e ekskluzivitetit të McDonald's në vendet myslimane si Kuvajti, Malajzia dhe Pakistani lëshuan deklarata për të ndarë llogarinë e tyre nga kjo kompani dhe për t'u distancuar prej saj, bojkoti i këtij zinxhiri restorantesh filloi në mbarë botën.

 

Tags