Žbogar: Uria përdoret si një armë lufte në Gaza
(last modified Sat, 06 Apr 2024 10:25:33 GMT )
Prill 06, 2024 12:25 Europe/Tirane
  • Žbogar: Uria përdoret si një armë lufte në Gaza

Përfaqësuesi i përhershëm i Sllovenisë në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar se uria është duke u përdorur si armë lufte në Gaza.

Samuel Žbogar iu drejtua 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe u tha: "Në Gaza po sundon zia e bukës. Nëse do të takoheshim sot në Gazën veriore, që të gjithë ne, të pesëmbëdhjetë do të kishim humbur vaktet tona gjatë muajve të fundit. Dhjetë prej nesh do t'i kalonim të gjitha ditët dhe netët pa ngrënë ushqim. Gjysma prej nesh do të kishin nevojë emergjente për ndihmë humanitare dhe përfundimisht, të paktën pesë prej nesh do të ishin prindër të fëmijëve të kequshqyer rëndë; që është një gjendje kërcënuese për jetën dhe me pasoja të përjetshme."

Žbogar vijoi më tej: "Pritja për një deklaratë shpallje urie nuk do të ndryshojë asgjë në terren, por ne e dimë se çfarë gjërash do të ndryshojnë situatën: një armëpushim i menjëhershëm; qasja e plotë, e sigurt dhe pa pengesa, veçanërisht nga toka, për sigurimin e ushqimit, ujit dhe medikamenteve të sigurta, ushqyese dhe adekuate; rehabilitimi i shërbimeve shëndetësore, ujit dhe kanalizimeve si dhe furnizimi me energji elektrike. Gjithashtu, sigurimi i strehimoreve të përshtatshme për civilët do të jetë shumë i rëndësishëm."