Prill 27, 2024 12:54 Europe/Tirane
  • Sanders: Të kujtosh krimet e Gazës nuk është antisemitizëm

Senatori amerikan iu drejtua kryeministrit të regjimit sionist dhe kujtoi se kritikimi i krimeve në Gaza nuk ka asnjë lidhje me antisemitizmin.

Senatori i shtetit amerikan të Vermontit tha: Izraeli po përpiqet t'i paraqesë demonstratat kundër luftës në Gaza si lëvizje antisemitiste. Senatori amerikan Bernie Sanders iu drejtua kryeministrit të regjimit sionist dhe tha se kur 34 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë në Gaza, demonstratat në universitetet amerikane nuk janë antisemitizëm. Sanders kujtoi se Netanyahu me pretekstin e antisemitizmit nuk mund t'i largojë vëmendjen e njerëzve nga lufta imorale në Gaza. Ditën e djeshme, në reagim ndaj protestave të studentëve në Amerikë kundër luftës në Gaza, Netanyahu i quajti turma studentore protestuese si lëvizje antisemite.

Tags