Paralajmërimi i OKB-së për rrezikun e sulmit sionist në Rafah
https://parstoday.ir/sq/news/world-i157576-paralajmërimi_i_okb_së_për_rrezikun_e_sulmit_sionist_në_rafah
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se çdo sulm i regjimit sionist në qytetin Rafah mund të vrasë civilë dhe të rrezikojë jetën e qindra mijëra banorëve të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 03, 2024 15:45 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i OKB-së për rrezikun e sulmit sionist në Rafah

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se çdo sulm i regjimit sionist në qytetin Rafah mund të vrasë civilë dhe të rrezikojë jetën e qindra mijëra banorëve të Rripit të Gazës.

Sipas Al Jazeera, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare theksoi se organizata nuk do të marrë pjesë në zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Rafah dhe çdo sulm i mundshëm izraelit në Rafah do të shkaktojë një masakër të madhe. Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Jens Laerke, zëdhënësi për çështjet humanitare të Kombeve të Bashkuara, tha se organizata nuk do të marrë pjesë në zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Rafah. Ai shtoi: Shpresojmë që kalimi i Rafahut të mbetet i hapur për dërgimin e ndihmës mjekësore në Gaza dhe se spitalet e Gazës nuk do të sulmohen më. Laerke u shpreh: Një pushtim i mundshëm i Rafahut mund të krijojë një masakër dhe t'i japë një goditje të madhe operacioneve të ndihmës në të gjithë Rripin e Gazës. Kombet e Bashkuara dhe organizat ndërkombëtare japin paralajmërimin e tyre për sulmin e mundshëm të regjimit sionist në Rafah, ndërkohë që Netanyahu dhe anëtarët ekstremistë të kabinetit të tij vazhdojnë të këmbëngulin për të kryer krime në Rafah.