May 06, 2024 20:43 Europe/Tirane
  • Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto në një intervistë dhënë për të përditshmen Il Messagero të botuar më 6 maj, ka deklaruar se perëndimi duhet të kërkojë armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Komentet treguan një ndryshim qëndrimi nga Crosetto, i cili tha në nëntor 2023 se “ende nuk janë pjekur kushtet dhe se nuk është koha e duhur” për bisedimet e armëpushimit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë dështuar”, tha Crosetto, duke shtuar se “ne mund ta zgjidhim këtë krizë vetëm duke përfshirë të gjithë: fillimisht me një armëpushim dhe më pas me paqe”.

Ndërsa vërejtjet e Crosetto shkuan më tej, zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu ditët e fundit se një fitore e drejtpërdrejtë e Ukrainës në fushëbetejë ka pak gjasa të ndodhë.

Pavarësisht këmbënguljes se negociatat ishin përfundimisht e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës, Crosetto tha se Italia do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë.

“Ndihma ushtarake do t’i ndihmojë ukrainasit të gjejnë kohën dhe kushtet për të arritur një armëpushim dhe paqe”, tha Crosetto.

 

Tags