Thirrja “Jo gjenocidit në Rafah!” tronditi zemrën e Londrës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i157776-thirrja_jo_gjenocidit_në_rafah!_tronditi_zemrën_e_londrës
Njëkohësisht me pushtimin e qytetit kufitar të Rafahut nga ushtria e regjimit sionist, mijëra mbështetës palestinezë u mblodhën para zyrës së kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe brohoritën parulla duke kërkuar t'u jepet fund krimeve barbare të këtij regjimi kundër palestinezëve të shtypur dhe të njerëzve të pambrojtur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2024 07:45 Europe/Tirane
  • Thirrja “Jo gjenocidit në Rafah!” tronditi zemrën e Londrës

Njëkohësisht me pushtimin e qytetit kufitar të Rafahut nga ushtria e regjimit sionist, mijëra mbështetës palestinezë u mblodhën para zyrës së kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe brohoritën parulla duke kërkuar t'u jepet fund krimeve barbare të këtij regjimi kundër palestinezëve të shtypur dhe të njerëzve të pambrojtur.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, pjesëmarrësit në këtë lëvizje protestuese, teksa valëvitnin flamurin palestinez, mbanin parulla ku shkruhej "Vendosni armëpushimin!", "Lironi Palestinën!" dhe "Hiqni dorë nga Rafahu!".

Në sloganet e tyre, ata gjithashtu kërkuan fundin e mbështetjes ushtarake britanike ndaj regjimit sionist dhe ndalimin e gjenocidit ndaj palestinezëve.

Sipas vlerësimeve, në këtë tubim, i cili u paralajmërua më pak se 24 orë para se të kryhej, morën pjesë rreth 5000 persona.

Në qytetet e tjera angleze, duke përfshirë Brighton, Mançester dhe Leicester, mbështetësit e Palestinës dolën në rrugë dhe brohoritën parulla anti-izraelite, duke kërkuar përfundimin e sulmit të regjimit sionist në Rafah.

Të hënën, me gjithë kundërshtimet ndërkombëtare, kabineti i luftës i regjimit sionist miratoi sulmin tokësor në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës dhe, që nga e marta, ushtria e këtij regjimi ka pushtuar pjesën palestineze të qytetit.