May 08, 2024 11:26 Europe/Tirane
  • Wall Street Journal: Amerika ndalon dërgimin e municioneve për Izraelin

Gazeta amerikane "Wall Street Journal" shkroi në një raport se Amerika ka ndaluar procesin e dërgimit të municioneve dhe mijëra armëve që drejtohen me precizion për regjimin sionist, në përputhje me kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Izraelit për të sulmuar Rafahun.

"Wall Street Journal" shkroi se vendimi i Uashingtonit u mor duke shprehur kundërshtimin ndaj planit të shpallur të regjimit sionist për të sulmuar qytetin Rafah, ku jetojnë më shumë se një milion e gjysmë civilë palestinezë.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë u ka rezistuar publikisht thirrjeve të brendshme për të ndëshkuar Izraelin për vrasjet masive pa kriter dhe shkatërrimin e gjerë të Gazës duke përdorur armët amerikane nëpërmjet kufizimit të shitjeve të armëve ndaj atij regjimi.

Kjo, përkundër faktit se Amerika ka qenë mbështetësja kryesore e Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza dhe ka ndihmuar në mënyra të ndryshme veprimet ushtarake të regjimit me bazë në Tel Aviv, duke përfshirë edhe dërgimin e armëve.

Pavarësisht se është kritikuar ashpër nga opinioni publik, administrata Biden ka preferuar të vazhdojë mbështetjen e saj për Izraelin.

 

Tags