Avokatë holandezë kërkojnë lëshimin e një urdhër-arresti për Netanyahun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i157782-avokatë_holandezë_kërkojnë_lëshimin_e_një_urdhër_arresti_për_netanyahun
Një grup avokatësh holandezë kërkuan lëshimin e një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahun, kryeministrin e regjimit sionist, për shkak të krimeve që ai ka kryer në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • Avokatë holandezë kërkojnë lëshimin e një urdhër-arresti për Netanyahun

Një grup avokatësh holandezë kërkuan lëshimin e një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahun, kryeministrin e regjimit sionist, për shkak të krimeve që ai ka kryer në Gaza.

Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, ky grup avokatësh holandezë duke paraqitur një kërkesë, kanë kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë që të lëshojë një urdhër-arresti për Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë dhe ta ekzekutojë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më herët, gazeta në gjuhën hebraike "Yediot Ahronot", duke cituar një zyrtar sionist, kishte raportuar se ekziston mundësia që urdhri i arrestit për zyrtarët e këtij regjimi të lëshohet fshehurazi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe se ata do të mësojnë për të vetëm pasi të udhëtojnë jashtë territoreve të pushtuara.

Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë Gjykatën e Hagës që të lëshojë një urdhër-arresti për Netanyahun.

Nga ana tjetër, faqja sioniste e lajmeve “Walla” ka raportuar edhe për thirrjet e pandërprera të Netanyahut drejtuar presidentit amerikan Joe Biden për të penguar lëshimin e urdhër-arrestit ndaj tij.

Mediat e regjimit sionist kohët e fundit raportuan se Netanyahu është i shqetësuar për lëshimin e urdhër-arrestitit ndaj tij nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve dhe për këtë arsye ai po i lutet Amerikës që ta shmangë një gjë të tillë.

Megjithëse regjimi sionist i mohon akuzat për gjenocid në Gaza, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka pranuar të shqyrtojë ankesën e qeverisë së Afrikës së Jugut në lidhje me gjenocidin e këtij regjimi në Gaza, gjë e cila ka qenë një nga izolimet më të paprecedentë të sionistëve në forumet ndërkombëtare deri më tani.