May 08, 2024 11:30 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian i përshkroi operacionet tokësore në Rafah si katastrofike

Zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian e ka konsideruar operacionin tokësor në Rafah se do të ketë pasoja katastrofike njerëzore.

Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, sulmet tokësore të ushtrisë izraelite kundër Rafahut kanë hasur në reagimin e Bashkimit Evropian.

Lidhur me këtë, Josep Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, deklaroi: “Operacionet tokësore në Rafah do të intensifikojnë pasojat katastrofike dhe të papranueshme humanitare.”

Zyrtari i politikës së jashtme të BE-së bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim dhe lirim pa kushte të pengjeve.

Përveç kësaj, Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare, në përgjigje të zhvillimeve në Gaza dhe pushtimit tokësor të regjimit sionist atje, deklaroi: “Urdhri i Izraelit për evakuim në Rafah dhe për operacionet tokësore do të çojë në më shumë vdekje dhe shpërngulje.”

Ai shtoi se “ekipet tona janë ende të pranishme në Rafah dhe më shumë se një milion njerëz, përfshirë 600,000 fëmijë, jetojnë ende atje.”

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi në një fjalim të martën se vazhdimi i operacioneve ushtarake të regjimit izraelit në Rafah do të çojë në një fatkeqësi humanitare.

Antonio Guterres theksoi: “Izraeli duhet të ndalojë përshkallëzimin e tensioneve dhe të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.”

 

Tags