Erdogan: 1 mijë anëtarë të Hamasit po trajtohen në spitalet turke
(last modified Tue, 14 May 2024 18:45:40 GMT )
May 14, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Erdogan: 1 mijë anëtarë të Hamasit po trajtohen në spitalet turke

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se më shumë se 1 mijë anëtarë të grupit të rezistencës palestineze Hamas po trajtohen në spitalet e Turqisë, derisa ripërsëriti qëndrimin e tij se Hamasi është një lëvizje rezistence, njofton Reuters.

Një zyrtar turk më vonë tha se Erdogan kishte “gabuar”, duke dashur të thoshte se banorët e Gazës po trajtohen në Turqi.

“Nëse e quani Hamasin një organizatë terroriste, kjo do të na trishtonte”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Ankara, pasi Mitsotakis i ishte referuar Hamasit si të tillë.

“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste… Më shumë se 1 mijë anëtarë të Hamasit janë në trajtim në spitalet në të gjithë vendin tonë”, tha Erdogan.

Një zyrtar turk, i cili foli në kushte anonimiteti, tha më vonë se Erdogan kishte gabuar.

“Presidenti Erdogan e tha gabim, ai donte të thoshte se 1 mijë banorë të Gazës janë në trajtim, jo anëtarë të Hamasit”, tha ky zyrtar turk.

 

Tags