Gjyqtari kanadez refuzoi të japë një dënim ndaj studentëve pro-palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158124-gjyqtari_kanadez_refuzoi_të_japë_një_dënim_ndaj_studentëve_pro_palestinezë
Gjyqtari në provincën kanadeze të Kuebekut ka refuzuar të nxjerrë një vendim për të çmontuar tendat e studentëve pro-palestinezë në Universitetin McGill në këtë krahinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 17, 2024 19:06 Europe/Tirane
  • Gjyqtari kanadez refuzoi të japë një dënim ndaj studentëve pro-palestinezë

Gjyqtari në provincën kanadeze të Kuebekut ka refuzuar të nxjerrë një vendim për të çmontuar tendat e studentëve pro-palestinezë në Universitetin McGill në këtë krahinë.

Protestat e studentëve pro-palestinezë dhe dënimi i krimeve të regjimit gjenocidal të Izraelit, të cilat së fundi nisën në Universitetin Columbia në New York City, SHBA, janë përhapur në universitete të tjera në këtë vend dhe tani në pjesë të tjera të botës, pavarësisht nga shtypja e autoritetet amerikane. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Mark Santer Pierre, gjykatësi i provincës së Kuebekut të Kanadasë, ditën e djeshme deklaroi:  “Nuk ka asnjë provë për nevojën për të çmontuar tendat e ngritura në Universitetin McGill në Montreal.”

Në të njëjtën kohë, një numër studentësh libianë zhvilluan demonstrata në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, dhe shprehën solidaritetin e tyre me palestinezët në Rripin e Gazës dhe kërkuan përfundimin e luftës së Izraelit kundër kësaj zone. Studentët kanë brohoritur parulla në mbështetje të Gazës. Studentët e Universitetit Leicester në Britaninë e Madhe demonstruan gjithashtu në mbështetje të Palestinës dhe Gazës. Kanali në Telegram “Qods Press” shpërndau imazhe të demonstratave të studentëve të Universitetit të Goteborgut të Suedisë për të shfaqur solidaritet me Palestinën dhe Gazën. Policia holandeze sulmoi dhe arrestoi një numër studentësh të Universitetit të Utrechtit, të cilët shprehën solidaritet me Palestinën dhe Gazën. Policia amerikane e Çikagos sulmoi dje kampin e protestës së mbështetësve palestinezë në Lincoln Park të Universitetit DePaul dhe hoqi tendat e tyre.