Prokurori i GJND-së kërkon urdhër arresti për kryeministrin izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158314-prokurori_i_gjnd_së_kërkon_urdhër_arresti_për_kryeministrin_izraelit
Kryeprokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) ka aplikuar për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krimet e luftës të regjimit sionist dhe sulmet sistematike kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 20, 2024 20:41 Europe/Tirane
  • Prokurori i GJND-së kërkon urdhër arresti për kryeministrin izraelit

Kryeprokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) ka aplikuar për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krimet e luftës të regjimit sionist dhe sulmet sistematike kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Një urdhër-arresti është kërkuar edhe për ministrin e çështjeve ushtarake të Izraelit, Yoav Gallant, në sfondin e fushatës së përgjakshme shtatë mujore të ushtrisë izraelite në territorin e rrethuar palestinez.

Karim Khan tha në një deklaratë të hënën se ai ka arsye të fuqishme për të besuar se Netanyahu dhe Gallant mbartin përgjegjësi penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit".

Ai përshkroi një listë krimesh, duke përfshirë "vrasjen e civilëve nëpërmjet urisë dhe drejtimin e qëllimshëm të sulmeve kundër një popullsie civile".

"Ne parashtrojmë se krimet kundër njerëzimit janë kryer si pjesë e një sulmi të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile palestineze në përputhje me politikën shtetërore", tha Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Këto krime, sipas vlerësimit tonë, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, shtoi Khan.

Një trup gjykues në GJND tani do të shqyrtojë kërkesën për urdhër-arrest.