SHBA i shpreh ngushëllime Iranit
(last modified Mon, 20 May 2024 18:57:22 GMT )
May 20, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • SHBA i shpreh ngushëllime Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur ngushëllime për martirizimin e Presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe delegacionit të tij shoqërues si pasojë e rrëzimit të helikopterit në një zonë të largët malore të veriperëndimit të Iranit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, shprehu ngushëllimet në një deklaratë të hënën.

"Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet e tyre zyrtare për vdekjen e Presidentit iranian Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Amir-Abdollahian dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të tyre", deklaroi të hënën zëdhënësi i DASH.

Aleanca ushtarake e NATO-s i shprehu gjithashtu ngushëllime popullit të Iranit për vdekjen e Presidentit Raisi, Ministrit të Jashtëm Amir-Abdollahian dhe të tjerëve".

Edhe Papa Françesku i dërgoi ngushëllimet e tij Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei.

“Duke i besuar shpirtrat e të ndjerëve në mëshirën e të Plotfuqishmit dhe me lutje për ata që vajtojnë humbjen e tyre, veçanërisht familjet e tyre, i dërgoj kombit iranian sigurinë e afërsisë shpirtërore në këtë kohë të vështirë”, shkruan Papa në një mesazh.