Gjermania njofton gatishmërinë për të arrestuar Netanyahun
(last modified Thu, 23 May 2024 06:53:35 GMT )
May 23, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Gjermania njofton gatishmërinë për të arrestuar Netanyahun

Qeveria gjermane njoftoi se nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon një urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, Berlini do ta zbatojë këtë urdhër.

Sipas Politico, “Steffen Hebstreit”, zëdhënësi i qeverisë gjermane, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Berlini do të ekzekutojë urdhrin e arrestit për Netanyahun dhe Gallantin? Ai tha se qeveria gjermane zbaton ligjin. “Karim Khan”, Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, njoftoi se gjykata po kërkon të lëshojë një urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e luftës të Izraelit, Yoav Galant.  Nëse tre gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë bien dakord të lëshojnë një urdhër arresti për Netanyahun dhe Gallantin, këta të dy nuk do të mund të udhëtojnë në asnjë nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Romës, e cila përfshin 124 vende.  Norvegjia, Gjermania, Holanda, Greqia, Franca, Japonia dhe Spanja janë ndër vendet në të cilat Netanyahu dhe Gallant nuk do të lejohen të udhëtojnë. Në një intervistë për CNN, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare njoftoi akuzat kundër Netanyahut dhe Gallantit për vrasje, përdorimin e urisë si metodë lufte, parandalimin e ndihmave humanitare për të arritur në Rripin e Gazës dhe vrasjen e qëllimshme të civilëve.