OKB: Lajmet që vijnë nga Rafahu janë shumë të hidhura
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158564-okb_lajmet_që_vijnë_nga_rafahu_janë_shumë_të_hidhura
Në një deklaratë, Koordinatori për Çështjet Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i dënoi këto sulme duke thënë se lajmi i marrë për sulmet e regjimit sionist në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Gazës, është shumë i hidhur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 28, 2024 07:17 Europe/Tirane
  • OKB: Lajmet që vijnë nga Rafahu janë shumë të hidhura

Në një deklaratë, Koordinatori për Çështjet Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i dënoi këto sulme duke thënë se lajmi i marrë për sulmet e regjimit sionist në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Gazës, është shumë i hidhur.

Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, Jimmy McGoldrick tha: “Lajmet që vijnë nga Rafahu janë shumë të hidhura, sepse në këto sulme u vranë dhjetëra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët u dogjën të gjallë”.

Koordinatori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare shtoi: "Mosndëshkimi nuk mund të vazhdojë dhe ne kërkojmë mbrojtje për jetët e civilëve në Gaza."

Më parë, Francesca Albanese, reporterja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara, në deklaratat e saj ka theksuar se regjimi sionist kishte kryer gjenocid në Gaza. Me rastin e masakrës më të re, Albanese tha: "Ajo që ndodhi dje (të dielën) në Rafah ishte ngjarja më e tmerrshme që u ka ndodhur civilëve palestinezë në Rripin e Gazës."

Gjithashtu, Ministria e Jashtme gjermane duke lëshuar të hënën ​​një deklaratë, ka dënuar sulmin ajror të Izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë në Rafah. Kjo ministri, në faqen e saj personale në rrjetin social X (ish-Twitter) ka shkruar: "Hetimi në lidhje me sulmin e djeshëm izraelit në kampin e refugjatëve palestinezë në Rafah duhet të bëhet shpejt dhe që tani."

Në vazhdim të kësaj deklarate, pa përmendur brutalitetin e regjimit sionist në vrasjen e mbi 36,000 palestinezëve në Gaza, thuhet: "Pamjet e publikuara të trupave të djegur, ku përfshihen edhe fëmijë, janë të patolerueshme."

Të paktën 45 palestinezë, mes të cilëve gra dhe fëmijë, ranë dëshmorë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite mbrëmjen e së dielës, kur sulmoi kampin e refugjatëve në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.