Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez
May 28, 2024 17:22 Europe/Tirane
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së ulët, pasi një deputet i krahut të majtë valëviti një flamur palestinez.
Sebastien Delogu, deputet nga partia Les Insoumis (LFI), valëviti flamurin për të tërhequr vëmendjen për situatën katastrofike në Gaza.
“Ne do të vazhdojmë të ngremë zërat e paqes kudo, gjatë gjithë kohës”, tha më pas partia LFI.
“Kjo nuk është e tolerueshme”, tha presidentja e Asamblesë Kombëtare Yael Braun-Pivet ndërsa pezulloi seancën.
Incidenti ndodhi teksa ministri i ri i Tregtisë, Franck Riester, po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me situatën në Gaza.
Tags