Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njohur shtetin palestinez, duke thelluar izolimin e regjimit izraelit.
Në një përpjekje të koordinuar për të ushtruar presion ndërkombëtar mbi regjimin izraelit për të ndalur fushatën e tij gjenocidale në Rripin e rrethuar të Gazës, tre vendet e Evropës Perëndimore të martën iu bashkuan dhjetëra vendeve që kanë njohur tashmë shtetin palestinez.
Deklarata e përbashkët tashmë ishte shpallur javën e kaluar. Treshja përbën vendet e para të mëdha perëndimore që njohën zyrtarisht Palestinën.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se ky veprim do të sjellë paqe në rajon.
"Ky është një vendim historik që ka një qëllim të vetëm, dhe ai është të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen", tha Sanchez.
Kryeministri irlandez Simon Harris e përshkroi vendimin si një vendim të rëndësishëm për të mbajtur shpresën për paqen.
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë tha se vendi i tij ka mbështetur çështjen palestineze për tre dekada.
Njoftimi nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia për të njohur shtetin palestinez shkaktoi një përgjigje të zemëruar nga zyrtarët izraelitë, të cilët thirrën ambasadorët e tre vendeve.