Brazili thirri ambasadorin e tij nga Palestina e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158608-brazili_thirri_ambasadorin_e_tij_nga_palestina_e_pushtuar
Brazili tërhoqi sot ambasadorin e tij nga Palestina e pushtuar në shenjë proteste kundër pushtimit sionist të Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 29, 2024 20:50 Europe/Tirane
  • Brazili thirri ambasadorin e tij nga Palestina e pushtuar

Brazili tërhoqi sot ambasadorin e tij nga Palestina e pushtuar në shenjë proteste kundër pushtimit sionist të Gazës.

Sipas raportit të AFP, Brazili tërhoqi ambasadorin e tij në Tel Aviv për shkak të tensionit në marrëdhëniet me Izraelin në lidhje me sulmin izraelit popullit të shtypur në Rripin e Gazës. Qeveria braziliane deklaroi se nuk do të caktojë një zëvendësues për të.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, gjatë samitit të 37-të të Bashkimit Afrikan në Addis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë, akuzoi Izraelin për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës dhe e krahasoi luftën e regjimit sionist në Gaza me veprimet e Adolf Hitlerit për të shfarosur hebrenjtë.

Që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, Da Silva ka dënuar vazhdimisht krimet e Tel Avivit në rajon dhe i ka quajtur veprimet e Izraelit "gjenocid".