Moska paralajmëron luftë me NATO-n
(last modified Sat, 01 Jun 2024 18:44:16 GMT )
Qershor 01, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Moska paralajmëron luftë me NATO-n

Një zyrtar i lartë rus tha se sulmet e Ukrainës me armë amerikane brenda Rusisë mund të nënkuptojnë luftë me NATO-n dhe paralajmëroi se kërcënimet bërthamore të Moskës nuk janë blof.

Duke iu përgjigjur presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka hequr pjesërisht kufizimet e Ukrainës për përdorimin e armëve amerikane brenda territorit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka lëshuar një sërë paralajmërimesh për Perëndimin.

Figura e lartë e Kremlinit tha se “askush nuk mund të përjashtojë mundësinë që tensionet me Perëndimin të përshkallëzohen deri në fazën e fundit” dhe se "Moska do të konsiderojë çdo armë me rreze të gjatë të përdorur nga Ukraina si armë e kontrolluar nga NATO". “Kjo nuk është ndihmë ushtarake, kjo është luftë kundër nesh. Dhe veprime të tilla mund të provokojnë luftën”, tha Medvedev.

Ai shtoi se “do të ishte një gabim fatal nga ana e Perëndimit të mendonte se Rusia nuk është gati të përdorë armë bërthamore taktike kundër Ukrainës”.

“Ky nuk është frikësim, e as blof”, tha zyrtari rus.

Ndërkohë, një institut rus i mbështetur nga Putini ka sugjeruar se Rusia duhet të konsiderojë një shpërthim bërthamor për të frikësuar Ukrainën nga përdorimi i armëve perëndimore brenda territorit të saj.

 

Tags