Parlamenti slloven njohu shtetin e pavarur të Palestinës
Parlamenti slloven miratoi planin për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës.
Sipas agjencisë së lajmeve, në vazhdim të mbështetjes ndërkombëtare për Palestinën kundër krimeve të regjimit sionist, Sllovenia njohu shtetin e pavarur të Palestinës.
Edhe pse përfaqësuesit e dy fraksioneve të rëndësishme të Sllovenisë kishin mosmarrëveshje të forta lidhur me këtë plan, në fund ky plan u miratua me shumicën e votave të përfaqësuesve të këtij vendi. Kryeministri slloven Robert Glob për këtë plan tha: Në shkurt të këtij viti, ne diskutuam me miqtë dhe aleatët tanë për njohjen e shtetit palestinez dhe arritëm në përfundimin se është e nevojshme që Evropa të bëjë diçka për Palestinën. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, “Natasha Borek Mozar”, ka uruar popullin palestinez për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës nga vendi i saj. Njohja e shtetit të pavarur të Palestinës do të ndihmojë në vendosjen e paqes në rajonin e Azisë Perëndimore. Duhet përmendur se para Sllovenisë shtetin e pavarur të Palestinës e kanë njohur edhe Spanja, Norvegjia dhe Irlanda.