Biden fillon vizitën 5-ditore në Francë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbërriti të mërkurën në Francë për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi.
Ai planifikon gjithashtu që gjatë vizitës të theksojë nevojën për një aleancë të fortë transatlantike përballë agresionit rus në Ukrainë.
Presidenti Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës dhe me veteranë amerikanë, pjesëmarrës në sulmin në Normandi në vitin 1944, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
Biden do të marrë pjesë gjithashtu në një pritje shtetërore të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Ky udhëtim i Biden në Francë, një aleat i ngushtë i Uashingtonit, po bëhet pak para mbajtjes së disa takimeve të nivelit të lartë, duke përfshirë Konferencën për Paqe për Ukrainën.
Më pas do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë të NATO-s.