Macron krijon një "koalicion" për të dërguar trupa në Ukrainë
(last modified Sat, 08 Jun 2024 06:54:56 GMT )
Qershor 08, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Macron krijon një

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë: Në ditët në vijim do të finalizohet formimi i një koalicioni i trajnuesve ushtarakë për të trajnuar forcat ukrainase.

Sipas Isna, “Emmanuel Macron” të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, i cili ka udhëtuar në Francë deklaroi: Ne po punojmë me intensitet për të finalizuar formimin e koalicionit më të madh të mundshëm për të përmbushur kërkesën e Ukrainës për ndihmë dhe një numër partnerësh kanë shprehur dakordësinë e tyre për këtë koalicion. Macron nuk përmendi emrat e vendeve që, përveç Francës, janë të angazhuara për dërgimin e trajnuesve në Ukrainë. Ai shtoi se dërgimi i specialistëve për të kryer punë trajnimi brenda Ukrainës nuk duhet të provokojë një reagim nga Rusia. Macron gjithashtu njoftoi se Franca do të dërgojë avionë luftarakë Mirage 2000 në Kiev dhe do të trajnojë pilotët ukrainas. Forcat franceze deri më tani kanë trajnuar rreth 10,000 ushtarë ukrainas në Francë dhe vende të tjera të NATO-s. Lituania dhe Estonia gjithashtu kanë shpallur publikisht se janë të gatshëm të dërgojnë trajnues brenda Ukrainës. Ndërkohë, zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se çdo personel ushtarak i huaj në Ukrainë konsiderohet si objektiv legjitim për sulm. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se "retorika luftarake" e Macron dhe deklaratat provokuese e kanë përkeqësuar krizën në Ukrainë.

Tags