Modi betohet si kryeministër i Indisë për mandatin e tretë
(last modified Sun, 09 Jun 2024 18:44:28 GMT )
Qershor 09, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Modi betohet si kryeministër i Indisë për mandatin e tretë

Narendra Modi, lideri i partisë nacionaliste hindu, Bharatiya Janata, është betuar si kryeministër i Indisë për herë të tretë.

Ceremonia është zhvilluar në rezidencën zyrtare të presidentit të Indisë. Partia e Modit i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme të Indisë, duke siguruar 293 ulëse në Parlament, por më pak sesa ishte parashikuar nëpër sondazhe.

Në këto zgjedhje është forcuar opozita në Indi, e cila i ka fituar 234 ulëse. Mijëra persona kanë marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Modit, në Delhi. Aty kanë shkuar edhe krerë shtetërorë prej Bangladeshit, Nepalit, Shri Lankës dhe Maldiveve.

Modi i ka falënderuar votuesit për mandatin e ri dhe ka thënë se do të bëjë gjithçka për të zhdukur korrupsionin dhe varfërinë në Indi.

 

Tags