Qershor 15, 2024 12:41 Europe/Tirane
  • Spanja u drejtohet evropianëve: Njihni shtetin e pavarur të Palestinës

Pars Today- Kryeministri i Spanjës kërkoi nga të gjitha vendet evropiane që të njohin shtetin e pavarur të Palestinës.

Sipas Pars Today, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, në kuadër të përpjekjeve të Spanjës për të ndaluar luftën në Gaza, të enjten në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Madrid, theksoi nevojën për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës nga vendet evropiane. Në këtë konferencë për shtyp, Erdogan e cilësoi të rëndësishëm vendimin e Spanjës për të njohur shtetin e pavarur të Palestinës. Spanja njohu shtetin e pavarur të Palestinës në koordinim me Norvegjinë dhe Irlandën në fund të majit, një veprim që zemëroi sionistët. Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 37,000 palestinezë janë martirizuar dhe më shumë se 85,000 janë plagosur që nga fillimi i raundit të ri të sulmeve të regjimit sionist në Gaza, më 7 tetor 2023.

Tags