Protesta kundër NATO-s në Uashington
(last modified Sun, 07 Jul 2024 17:57:32 GMT )
Korrik 07, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Protesta kundër NATO-s në Uashington

Në prag të samitit të NATO-s në Uashington, në kryeqytetin amerikan u mbajt një tubim proteste.

Ky tubim proteste u mbajt në sallën e madhe të Kishës Presbiteriane në qendër të Uashingtonit me praninë e drejtuesve të grupeve aktiviste civile nga shtete të ndryshme amerikane.

Gjatë këtij tubimi protestues, një sërë liderësh të këtyre grupeve civile, nëpërmjet fjalimeve të tyre bënë thirrje për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga NATO-ja dhe mbylljen e bazave ushtarake amerikane në mbarë botën.

Protestuesit, gjithashtu, kërkuan që t'i jepet fund dërgimit të armëve amerikane për regjimin sionist.

Samiti i NATO-s është planifikuar të mbahet në Uashington më 9-11 korrik.

 

Tags