NATO i premton Ukrainës armë të reja
(last modified Wed, 10 Jul 2024 07:08:57 GMT )
Korrik 10, 2024 09:08 Europe/Tirane
  • NATO i premton Ukrainës armë të reja

Shtetet anëtare të NATO-s njoftuan se do të ofrojnë pesë sisteme të tjera strategjike të mbrojtjes ajrore për Ukrainën në përgjigje të kërkesave të Kievit për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve ajrore ruse.

Sipas ISNA, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi këtë "ndihmë historike financiare" për Ukrainën gjatë samitit të NATO-s në Uashington. Sipas një deklarate të nënshkruar nga disa anëtarë të NATO-s dhe Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Rumania do t'i dhurojnë Kievit nga një sistem të ri Patriot, ndërsa Holanda dhe partnerët e tjerë do të ofrojnë pjesë për të "aktivizuar një tjetër sistem Patriot". Italia është angazhuar të sigurojë një sistem të ri SAMP-T. Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet:  “Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët në muajt e ardhshëm planifikojnë t'i ofrojnë Ukrainës me dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë sistemet NASAMS, HAwK, IRIS T-SLM, IRIS T-SLS dhe Gepard. Ndërkohë, Uashingtoni ka premtuar se do t'i japë Ukrainës vitin e ardhshëm me qindra përgjues të tjerë të mbrojtjes ajrore. Duke iu drejtuar samitit të NATO-s në Uashington, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë Ukrainën një prioritet në drejtim të dërgimit të armëve.  

Tags