22 të vdekur nga shembja e një ndërtese shkolle në Nigeri
(last modified 2024-07-13T08:54:58+00:00 )
Korrik 13, 2024 10:54 Europe/Tirane
  • Shkolla në Nigeri
    Shkolla në Nigeri

Autoritetet nigeriane njoftuan se 22 nxënës u vranë pasi një ndërtesë dykatëshe e shkollës u shemb në shtetin Plateau në veri të Nigerisë.

Sipas Associated Press, ky incident ka ndodhur kur nxënësit ishin në klasa. Sipas autoriteteve lokale në Nigeri, 154 nxënës kanë mbetur nën rrënoja pas shembjes së kësaj godine shkolle dhe kjo ka ndodhur pak minuta pas fillimit të mësimit. “Alfred Plateau”, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, bëri të ditur se ekipet e shpëtimit me shumë përpjekje në rrënoja po kryejnë kërkime për të shpëtuar 100 nxënës që mësohet se kanë mbetur nën rrënoja; Megjithatë, nga 154 nxënës, 132 prej tyre u shpëtuan me sukses dhe u dërguan në spital për kurim. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerisë njoftoi se forcat e shpëtimit dhe shëndetësore si dhe forcat e sigurisë u vendosën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe filluan kërkimin për nxënësit e bllokuar.

Tags