BE vendos sanksione të reja kundër ekstremistëve sionistë
(last modified Tue, 16 Jul 2024 06:56:33 GMT )
Korrik 16, 2024 08:56 Europe/Tirane
  • BE vendos sanksione të reja kundër ekstremistëve sionistë

Bashkimi Evropian të hënën sanksionoi pesë kolonë të tjerë sionistë dhe tre entitete izraelite për shkelje të rënda të të drejtave palestineze dhe bllokimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Gaza.

Sanksionet përfshijnë bllokimin e aseteve të këtyre shtetasve dhe subjekteve izraelite, ndalimin e lëshimit të vizave dhe ndalimin e udhëtimit në vendet e BE-së, tha BE në një deklaratë. Ky është grupi i dytë i sanksioneve të vendosura nga Bashkimi ndaj kolonëve sionistë që kryen akte dhune kundër palestinezëve. Kjo e çon numrin total të sanksione kundër individëve dhe institucioneve sioniste në 14 raste. Ndër entitetet e sanksionuara është grupi izraelit Tsaf 9, për të cilin Bashkimi Evropian tha se kishte bllokuar vazhdimisht kamionët që transportonin ndihma humanitare, duke përfshirë ushqim, ujë dhe karburant, në Rripin e Gazës. Themeluesi i organizatës izraelite Lahafa dhe themeluesi i një vendbanimi të palicensuar sionist në Bregun Perëndimor të pushtuar janë ndër figurat e sanksionuara. BE-ja në një deklaratë tha se individët dhe subjektet në listë janë përgjegjës për shkeljet e rrezikshme, serioze dhe sistematike të të drejtave të njeriut të palestinezëve në Bregun Perëndimor. Shtetet e Bashkuara gjithashtu në muajt e fundit kanë vendosur sanksione ndaj një numri kolonësh izraelitë që kanë sulmuar qytetarët palestinezë në Bregun Perëndimor.  Vendet evropiane duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Irlandën, Belgjikën, Maltën dhe Spanjën kanë shprehur mbështetje për sanksionet kundër kolonëve sionistë.

Tags