Myslimanët e Amerikës kritikojnë politikat e qeverisë Biden rreth Gazës
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave të Myslimanëve të Amerikës deklaroi: "Shumë prej myslimanëve të këtij vendi janë të zhgënjyer me politikën e presidentit të Amerikës ndaj luftës së Gazës."
Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se Oussama Jammal, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Myslimane të Amerikës, duke deklaruar se myslimanët e Amerikës kanë luajtur rol kyç në fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, tha: "Biden, duke gënjyer, ka pretenduar se është paraqitur propozimi i fundit për armëpushim nga ana e Izraelit, ndërkohë që Benjamin Netanyahu në asnjë mënyrë nuk dëshiron vendosjen e armëpushimit."
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Myslimane të Amerikës në vijim tha: "Komuniteti Mysliman i Amerikës thellësisht është i pakënaqur me mbështetjen ushtarake, financiare dhe politike të qeverisë Biden ndaj Izraelit. Mungesa e progresit të dukshëm në çështje të tilla si të drejtat civile, reformat e emigracionit dhe lufta ndaj Islamofobosë, janë ndër shkaqet kryesore të zhgënjimit të myslimanëve të Amerikës nga qeveria Biden."
Regjimi gjenocidal i Izraelit që nga 7 tetori i vitit 2023, me mbështetjen e gjithanshme të Amerikës dhe të disa shteteve perëndimore ka kryer vrasje dhe masakra të gjera në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur të Palestinës. Këto krime lufte po kryhen nga forcat pushtuese izraelite nën heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Forcat pushtuese izraelite gjatë kësaj kohe kanë vrarë kryesisht civilë, sidomos gra dhe fëmijë palestinezë.
Në bazë të statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve barbare të regjimit pushtues sionist, që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani janë vrarë 38713 civilë palestinezë dhe janë plagosur 89166 të tjerë.