Vdekje të parakohshme mes meshkujve britanikë
Rreth 133,000 burra vdesin para kohe në Britani çdo vit, më shumë se në çdo vend tjetër të industrializuar.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, qendra e bamirësisë “Movember” njoftoi se çdo 15 orë, një burrë në Mbretërinë e Bashkuar vdes para kohe. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se dy në çdo pesë meshkuj britanikë vdesin para kohe pa mbushur moshën 75 vjeçare dhe në shumicën e rasteve këto vdekje janë të parandalueshme. Sipas raportit të kësaj organizate bamirëse, 64% e meshkujve britanikë duhet të presin më shumë se një javë për të parë mjekun e familjes dhe për të folur për simptomat e tyre. Michelle Terry, CEO e organizatës bamirëse Movember, tha se burrat që jetojnë në zona të varfra të vendit kanë 81 për qind më shumë gjasa të vdesin para kohe sesa burrat që jetojnë në zona të pasura. Organizata e bamirësisë “Movember” ka bërë të ditur se shkaqet më të rëndësishme të vdekjes së meshkujve në Britaninë e Madhe janë sëmundjet si kanceri, diabeti dhe mbipesha. Sipas këtij raporti, në Angli dhe Uells, tek meshkujt e moshës 20 deri në 34 vjeç, numri i vetëvrasjeve është trefishi i numrit të femrave të kësaj moshe.