Kërkesa e demonstruesve pro-palestinezë në Paris drejtuar Elysee-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i160546-kërkesa_e_demonstruesve_pro_palestinezë_në_paris_drejtuar_elysee_së
Demonstruesit në kryeqytetin francez kanë hedhur parulla kundër vazhdimit të krimeve të regjimit sionist dhe kanë brohoritur njëzëri kërkesën e tyre drejtuar qeverisë së këtij vendi kundër pushtuesve të Kudsit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 20, 2024 21:05 Europe/Tirane
  • Kërkesa e demonstruesve pro-palestinezë në Paris drejtuar Elysee-së

Demonstruesit në kryeqytetin francez kanë hedhur parulla kundër vazhdimit të krimeve të regjimit sionist dhe kanë brohoritur njëzëri kërkesën e tyre drejtuar qeverisë së këtij vendi kundër pushtuesve të Kudsit.

Me mbajtjen e këtij marshimi masiv, demonstruesit hodhën poshtë agresionin e regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Gazës dhe kërkuan nga Parisi që ta largojë këtë regjim pushtues nga Lojërat Olimpike të këtij viti në vendin e tyre.

Në duart e marshuesve kishte pankarta, në të cilat shkruhej: “Njerëzit po bëhen copë-copë në Rripin e Gazës”, “E drejta e jetës për banorët e Rripit të Gazës”, “Ndaloni masakrën në Rripin e Gazës!”, "Gaza, ata po të vrasin!", "Ejani të ndalojmë gjenocidin!”, “Nga deti në Jordani, Palestina është e palestinezëve”, "Jemi kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Lojërat Olimpike 2024 në Paris".