Raportuesja e OKB-së kritikon veprimet raciste të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i160604-raportuesja_e_okb_së_kritikon_veprimet_raciste_të_regjimit_sionist
Në një mesazh, Raportuesja Speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinë ka kritikuar sjelljen brutale të regjimit sionist ndaj popullit palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 22, 2024 17:16 Europe/Tirane
  • Raportuesja e OKB-së kritikon veprimet raciste të regjimit sionist

Në një mesazh, Raportuesja Speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinë ka kritikuar sjelljen brutale të regjimit sionist ndaj popullit palestinez.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Francesca Albanese, Raportuesja e Posaçme për Çështjet Palestineze për të Drejtat e Njeriut në OKB, në një mesazh në platformën sociale X shkroi: "Izraeli i trajton palestinezët me një sistem aparteidi dhe aplikon çdo ditë e më shumë brutalitet dhe sadizëm ndaj viktimave të tij."

Albanese shtoi: "Shteti i Palestinës ekziston praktikisht dhe Izraeli është kundër demokracisë."

Që nga fillimi i luftës së Gazës dhe agresionit të regjimit sionist në këtë territor më 7 tetor, janë martirizuar mbi 39 mijë palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.